(AGENPARL) - Roma, 18 Novembre 2025 - (AGENPARL) – Tue 18 November 2025 BIBLIOTEKA KOMBËTARE E SHQIPËRISË
ka kënaqësinë t’ju ftojë në çeljen e ekspozitës
KOLEKSIONI
i BIBLAVE
në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë
Nëntor
Biblioteka Kombëtare e
Shqipërisë
17:00
Në vazhdën e ekspozitave të organizuara nga Biblioteka
Kombëtare kohët e fundit për t’i bërë të njohur publikut
thesaret pak të njohura që gjenden në fondet e saj, ekspozita
“Koleksioni i Biblave” zë padyshim një vend krejt të veçantë.
Kjo ekspozitë i sjell publikut një pasuri të trashëguar ndër
shekuj që do t’i bënte nder çdo biblioteke, e cila deri më sot ka
mbetur pak e njohur. Bëhet fjalë për një numër mjaft të madh
Biblash, disa syresh mjaft të rralla, të shtypura në Itali, Francë,
Gjermani, Hollandë, Greqi etj gjatë një periudhe që shkon nga
mesi i shekullit XV deri në atë të XIX. Krahas tyre jo pak
dorëshkrime që përmbajnë po ashtu pjesë nga Shkrimet e
Shenjta.
Pjesa e dytë e ekspozitës i kushtohet historikut të përkthimit
të Shkrimeve të Shenjta në shqip. Ajo nis me librat e Buzukut,
Bogdanit dhe Budit, dëshmitë e para të shqipes së shkruar, në
të cilat gjen të përkthyera në shqip pjesë nga Bibla.
Më tej vazhdohet me përpjekjet e dekadave të para të shekullit
të XIX për ta sjellë Biblën në shqip falë punës së madhe të
bërë nga Shoqëria Biblike Angleze, nëpërmjet një sërë
figurash të shquara të emancipimit tonë kombëtar, si Vangjel
Meksi, Konstandin Kristoforidhi, Gjerasim Qiriazi, për të
vazhduar më tej në kohë me Fan Nolin, apo përkthime si ai i
Dom Simon Filipajt etj.
Trending
- Cagliari ha una nuova centenaria: gli auguri dell’Amministrazione alla signora Rosaria Porceddu – Comunicato stampa
- Sindrome di Tourette, il cervello attenua meno le sensazioni prodotte dai propri movimenti
- [Comune Palermo] Palermo e Rio de Janeiro, firmato il Patto di gemellaggio
- [Comune Palermo] Palermo, si conclude la Settimana culturale algerino-siciliana. Ferrandelli: «La cultura è uno straordinario strumento di dialogo, integrazione e amicizia tra i popoli»
- ptn – lancio 437-16 novembre +++ Provincia / Dichiarazioni di Federighi alla cerimonia di Collescipoli
- Intelligenza artificiale, allarme di BCE e Federal Reserve: attacchi informatici, trading automatizzato e rischi di crisi finanziaria
- Libia, le maggiori riserve petrolifere dell’Africa non bastano ad attirare le grandi compagnie occidentali: instabilità e tensioni politiche frenano gli investimenti
- FIORE (FN): “È ORA DI PORTARE LA LUCE NEL PORTO DELLE NEBBIE
- Sp 30 ‘Sant’Angelo-Montelabbate’, mercoledì 18 novembre lavori di Marche Multiservizi in fascia notturna
- Data center sottomarini, la nuova frontiera dell’intelligenza artificiale divide il mondo: meno consumi sulla terraferma, ma crescono le proteste per la tutela degli oceani
