(AGENPARL) - Roma, 18 Ottobre 2024 - (AGENPARL) – ven 18 ottobre 2024 L’Istituto Italiano di Cultura, in occasione della XXIV Settimana della Lingua italiana nel mondo, è lieto di collaborare con Bottega Errante Edizioni per la presentazione del libro / Me rastin e edicionit XXIV të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Bottega Errante Edizioni, për prezantimin e librit
BALKAN FOOTBALL CLUB
Viaggio rocambolesco alla ricerca di utopie e rigori sbagliati
di Gianni Galleri
Biblioteca dell’Istituto Italiano di Cultura a Tirana
Ingresso libero / Hyrja e lirë
Lingua evento: italiano / Gjuha e aktivitetit: italisht
L’autore Gianni Galleri presenterà il libro in una conversazione con il giornalista Andi Kasmi. / Autori Gianni Galleri do ta prezantojë librin në një bashkëbisedim me gazetarin Andi Kasmi.
Balkan Football Club nasce da dieci anni di viaggi tra Bulgaria, Romania, Albania ed ex Jugoslavia sulle tracce di vicende e di episodi poco conosciuti che hanno fatto la storia – non solo calcistica – di queste terre. Dal Marakana di Belgrado alle utopie di cemento degli spomenik jugoslavi, dal Maksimir di Zagabria alle sponde del lago di Ocrida, senza generalizzazioni né stereotipi, calandosi fra la gente, entrando nei bar, lungo le strade, sui gradoni di tanti stadi in giro per i Balcani. Un viaggio dall’Adriatico al Mar Nero, lungo il Danubio e la Drina, tra vecchi amici e burberi tifosi, birre e cori, ?evapi e rakija, per provare a decifrare i Balcani attraverso la lente d’ingrandimento del calcio.
Ci si fida di sconosciuti, perché si condividono i sentimenti che provano. Si beve con gente che non si vedrà mai più perché si sa che sono dei nostri. Sono uomini e donne che si emozionano, amano, lottano, mettono a repentaglio grandi cose per i propri colori, per la propria squadra e per la propria città. Da queste persone ho ricevuto alcuni degli abbracci più sinceri e con loro mi sono scambiato certi sorrisi da far impallidire gli innamorati.
Gianni Galleri, toscano che lavora a Roma, è un grande appassionato di viaggi e crede che il calcio sia uno dei modi migliori per conoscere veramente un luogo. Già autore di diversi reportage, ha al suo attivo collaborazioni con molte testate e siti sportivi italiani. Ha realizzato podcast e documentari sul tifo in Europa dell’Est e nei Balcani. Più che la Champions League, lo emoziona l’odore dei fumogeni in uno sperduto stadio di periferia. Ha pubblicato La città del football; Curva Est; Questo è il mio posto (Urbone Publishing), Paši?. Predrag difende Sarajevo (Garrincha Edizioni).
* * *
Balkan Football Club lindi nga dhjetë vjet udhëtime mes Bullgarisë, Rumanisë, Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë në gjurmët e ngjarjeve dhe episodeve pak të njohura që kanë bërë historinë – jo vetëm futbollistike – të këtyre trojeve. Nga Marakana e Beogradit tek utopitë konkrete të spomenik-ëve jugosllavë, nga Maksimiri i Zagrebit deri tek brigjet e liqenit të Ohrit, pa përgjithësime apo stereotipe, duke u endur mes njerëzve, duke hyrë në bare, përgjatë rrugëve, në shkallët e shumë stadiumeve të të gjithë Ballkanit. Një udhëtim nga Adriatiku në Detin e Zi, përgjatë Danubit dhe Drinit, mes miqve të vjetër dhe tifozëve të vrazhdë, birrave dhe koreve, ?evapi-t dhe rakisë, në përpjekje për të deshifruar Ballkanin përmes lupës së futbollit.
U besojmë të panjohurve sepse ndajmë me ta ndjesitë që provojmë. Pimë me njerëz që nuk do t’i shohim më, sepse e dimë se janë tanët. Janë burra e gra që emocionohen, duan, luftojnë, rrezikojnë gjëra të mëdha për ngjyrat e veta, për skuadrën dhe për qytetin e tyre. Nga këta njerëz kam marë disa prej përqafimeve më të sinqerta dhe kam shkëmbyer disa buzëqeshje që do t’i zbehnin të dashuruarit.
Gianni Galleri, toskan që punon në Romë, është një entuziast i madh udhëtimesh dhe beson se futbolli është një nga mënyrat më të mira për të njohur vërtet një vend. Tashmë autor i disa reportazheve, ai ka bashkëpunuar me shumë gazeta dhe faqe sportive italiane. Ka krijuar podkaste dhe dokumentarë mbi tifozerinë në Europën Lindore dhe Ballkan. Më shumë se Liga e Kampionëve, e emocionon era e tymuesve në një stadium të largët periferik. Ka publikuar La città del football; Curva Est; Questo è il mio posto (Urbone Publishing), Paši?. Predrag difende Sarajevo (Garrincha Edizioni).
——————————————————————————————————————————–
Istituto Italiano di Cultura a Tirana
Pallati i Kulturës, (K. II)
Sheshi Skenderbej, 1010 Tirana (AL)
P Please consider the environment before printing this e-mail
