(AGENPARL) - Roma, 17 Novembre 2023 - (AGENPARL) – ven 17 novembre 2023 Njoftim për shtyp
ANNOTAZIONI VIDEO
Instituti Italian i Kulturës në Tiranë paraqet takimin e tretë të ciklit Annotazioni Video, kushtuar Lori Lakos,
e cila do të propozojë serinë e saj të veprave kushtuar Ballkanit, të titulluar “Not today, not even tomorrow”.
Aktiviteti i organizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Qendrën e Artit Agimi, do të zhvillohet
ditën e mërkurë, 22 nëntor 2023, ora 18:30, pranë Qendrës së Artit Agimi.
Projeksioni do të ndiqet nga një bisedë me Lori Lakon, të drejtuar nga kuratori i ciklit, Stefano Romano.
Në videon e parë të titulluar “May the best of your yesterdays be the worst of your tomorrows” një pamje
ajrore na çon brenda ish-uzinës Incel në Banja Luka të Bosnje-Hercegovinës, e mbyllur si pasojë e luftës
ballkanike, në peizazhin e së cilës gjysmë të shkretuar, gjendemi përballë një qarku të shkurtër hapësirë-kohë,
tre burra pinë raki në tavolinë, sikur të ishin ulur qetësisht tek lokali i lagjes, derisa dollitë e tyre çojnë në një
situatë të papritur që përmbys perceptimin tonë. Në videon e dytë të titulluar “W-Here is Balkan?”, artistja
na shoqëron në Prishtinë, ku brenda Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, fëmijët përpiqen ta largojnë nga ata vetë,
idenë e Ballkanit.
Në të dyja videot gjendemi vazhdimisht përballë identitetit, individual dhe kolektiv, të cilin artistja vendos ta
lërë si pyetje pezull.
“Annotazioni Video” është një projekt kushtuar video-artit, i artikuluar në një sërë takimesh me disa prej
protagonistëve të artit bashkëkohor italian e shqiptar, që kanë si fill bashkues videon. Kurator i projektit:
Stefano Romano.
Ashtu si çdo mjet tjetër shprehës, edhe videoja ka qasje dhe nuanca të ndryshme gjuhësore, që e bëjnë atë
një medium kompleks, ndonëse mjaft intuitiv, veçanërisht në këtë moment historik, ku ideja e imazhit në
lëvizje është kthyer në pjesë përbërëse të fluksit të vazhdueshëm të përvojës sonë me ndërfaqen
teknologjike. Koncepti i shënimeve lidhet me mbajtjen shënim, kapjen e një elementi mbi të cilin duam të
reflektojmë apo të ruajmë në kujtesë. Ai ka të bëjë me çfarë na bën më fort përshtypje në fluksin e
informacionit mes të cilit gjendemi, pra flet për ne, përcakton vendin tonë lidhur me atë që kemi përballë. Ai
mundëson një kohë përpunimi të asaj çfarë shikojmë dhe ashtu si praktika e mbajtjes shënim, përmban një
ndalesë kohore, një thellim, një zgjedhje që na jep mundësinë të lexojmë realitetin, nga një këndvështrim që
përndryshe nuk do ta kishim rrokur.
“Duke prezantuar në Tiranë, një përzgjedhje të prodhimit video artistik italian më të fundit, si dhe duke ftuar
artistë italianë të takojnë komunitetin artistik dhe krijues shqiptar, Instituti synon të rinovojë dhe përforcojë
lidhjet tradicionalisht të forta midis komuniteteve artistike të dy Vendeve, duke inkurajuar dialogun. dhe
shkëmbimin mes dy brigjeve të Adriatikut”, thotë drejtori i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandro
Ruggera.
Lori Lako (1991).
Lori Lako, lindur në Pogradec, Shqipëri. Aktualisht jeton dhe punon në Firence.
Ka studiuar Pikturë (BA), Arte Pamore dhe Gjuhë të Reja Ekspresive (MA), në Akademinë e Arteve në Firence
dhe Akademinë e Arteve në Mynih, Gjermani.
Në vitin 2020, ka fituar çmimin ”Ardhje”, një çmim kombëtar për artistët e rinj nën 35 vjeç, organizuar nga
Galeria Zeta, Tiranë.
Ekspozitat, projeksionet dhe rezidencat artistike më të fundit përfshijnë:
Going Nowhere Slow, kuruar nga Darko Vuki?, Bazement Art Space, Tiranë (AL), Assuming we can reach the
sky, Residency Unlimited, New York (USA), Klosterwiesgasse 74 / Ich höre einen Vogel Klagen – I hear a bird
lament, një projekt i kuruar nga Styria-Artist-in-Residence, (St.A.i.R) & Qendra për Artin Bashkëkohor,
Graz, (AT), Made in Italy, OFF, një projekt i kuruar nga Sergio Risaliti, Museo Novecento, Firence (IT ).
Chambres, kuruar nga Paolo Parisi dhe Pantani-Surace, MH hotel, Firence (IT), Noocene, kuruar nga Silvia
Vannacci, Palazzo Binelli, Carrara, (IT) Ekrani i Artit, kuruar nga Zef Paci, Galeria e Artit, Shkodër (AL ).
Summer Love – Welcome Home, kuruar nga Serena Becagli, Galleria ME Vannucci, Pistoia (IT), SCUB- Some
Call us Balkans, Ex-Tipografia Rilindja, Prishtinë, (XK), Le fome dell’acqua, kuruar nga Vittoria Ciolini, DryPhoto
Arte Contemporanea, Prato, (IT), Patrioti, nga një ide nga Jamian Juliano-Villani, Galleria O’Flaherty, Nju Jork,
(SHBA), SCUB- Some Call us Balkans, Mealting imagination, kuruar nga Enrico Tommasini, DKC INCEL, Banja
Luka, (BiH), The revolution of the city around its dream, kuruar nga Stefano Romano & Remijon Pronja,
Bulevard Art and Media Institute, Tiranë (AL), Make me coffee make me a sandwich, kuruar nga Natalija
Vujoševi?, Galeria 17, Prishtinë, (XK), Paesaggi personali, kuruar nga Serena Becagli, Galleria ME Vannucci,
Pistoia (IT), Given, Infrared kuruar nga Blerta Hoçia, Ex-Kino Rinia, Prishtinë, (XK), Heterotopies of resistance,
kuruar nga Blerta Hoçia, Galeria Zeta, Tiranë, (AL).
ANNOTAZIONI
VIDEO
Paraqitje videosh artistike
Një projekt i ideuar, prodhuar dhe organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.
Drejtor: Alessandro Ruggera.
Kurator: Stefano Romano.
22 Nëntor 2023
Ora 18:30
Qendra e Artit Agimi
Gjuha e aktivitetit: italisht me përkthim simultan në shqip
Aktivitet në bashkëpunim me:
Qendra e Artit Agimi
Bashkia e Tiranës
Trending
- Agenzia nr. 1936 – Kyma Ambiente, Di Cuia (FI: “Il Comune indichi subito strategia e risorse. L’azienda e i dipendenti sono un patrimonio da salvaguardare
- Comunicato stampa sottoscrizione contratto decentrato integrativo personale Provincia 30-10-26
- Cortei. Montaruli (FdI): Campo largo in piazza al fianco di Askatasuna che ferisce polizia
- convocazione cc dek 5 novembre 2026
- NOTE TO JOURNALISTS: Announcement of candidates for the position of WHO Director-General
- Agenzia nr. 1935 – Incidente elicottero in Bosnia. Il cordoglio del Gruppo regionale Fratelli d’Italia
- Bosnia. Loperfido (FdI), M5S strumentalizza una tragedia. La sicurezza dei militari non è uno slogan. Pensiamo al dolore delle famiglie
- Foto giuramento assessori del 30.10.2026
- Cs. n.432 Servizio bus navetta in occasione della Commemorazione dei Defunti nei gg. 1 e 2 novembre 2026
- I cittadini europei sostengono a gran voce una più forte cooperazione dell’UE in materia di protezione civile basata sulla solidarietà: lo dimostra il nuovo Eurobarometro
