
(AGENPARL) – ven 21 febbraio 2025 LIstituto Italiano di Cultura in collaborazione con la Galleria GOCAT e il
Comune di Tirana è lieto di presentare la mostra Mediterranea. Visioni di
un mare antico e complesso nellambito delle manifestazioni per Tirana
Capitale Mediterranea della Cultura e Dialogo. / Instituti Italian i
Kulturës në bashkëpunim me Galerinë GOCAT dhe Bashkinë Tiranë, ka kënaqësinë
të prezantojë ekspozitën Mediterranea. Vizionet e një deti të lashtë dhe
kompleks, si pjesë e aktiviteteve për Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i
Kulturës dhe Dialogut.
GOCAT Gallery of Contemporary Art Tirana
Piramide di Tirama / Piramida Tiranë
Da martedì a domenica: / Nga e marta deri të dielën:
10:00 14:00 / 17:00 20:30
Inaugurazione / Përurimi
La mostra, promossa dal Ministero degli Affari Esteri e della Cooperazione
internazionale e curata da Viviana Panaccia, presenta in un percorso
innovativo e unico, la storia, la bellezza, i popoli e i miti del
Mediterraneo, regione di grandissimo valore storico che acquista oggi una
rinnovata centralità dal punto di vista geografico, politico e della
connettività. La mostra fa ricorso a immagini ottenute dalla tecnologia
spaziale più avanzata elaborate dalle Agenzie Spaziali Italiana ed Europea e
da Telespazio/e-Geos. Immagini straordinarie in dialogo con mappe antiche e
opere darte, in una sintesi di cultura, arte e scienza tra passato e
presente.
Mediterranea vuole rappresentare il Mare Nostrum in tutta la sua
complessità, incluse le vulnerabilità che oggi lo minacciano, attraverso la
narrazione della sua storia con immagini satellitari inedite, foto, video e
installazioni site-specific di straordinario impatto visivo ed emotivo. Le
immagini satellitari rimandano dallo spazio una visione di città e porti,
crocevia di commerci ma anche di fertili contaminazioni culturali, di coste
ricche di colture simbolo della mediterraneità (lolivo, il fico, la
vite).
La mostra infine vuole rappresentare lattuale stato di salute del
Mediterraneo fornendo dati e immagini che mostrano i segni inequivocabili
dei cambiamenti climatici in corso, dalla riduzione delle precipitazioni
alle ondate di calore caratterizzate da lunghi periodi di siccità alternati
a eventi meteorologici estremi, e alterazione degli habitat marini.
La storia e la contemporaneità del Mediterraneo ci ricordano la centralità
di questa straordinaria regione per il nostro futuro e lurgenza di
rispondere efficacemente con soluzioni condivise alle molteplici sfide
comuni di oggi.
* * *
Ekspozita, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit
Ndërkombëtar dhe e kuruar nga Viviana Panaccia, paraqet në një itinerar
inovativ dhe unik historinë, bukurinë, popujt dhe mitet e Mesdheut, një
rajon me vlera të mëdha historike, sot me një vlerë të shtuar për nga
pikëpamja gjeografike, politike dhe ndërlidhshmëria. Ekspozita përdor imazhe
të marra nga teknologjia më e avancuar hapësinore, e zhvilluar nga Agjencitë
Hapësinore Italiane dhe Europiane, si dhe nga Telespazio/e-Geos. Imazhe të
jashtëzakonshme, krahas hartave dhe veprave të lashta të artit, në një
sintezë kulture, arti dhe shkence, mes të shkuarës dhe së tashmes.
Mediterranea synon të përfaqësojë Mare Nostrum në të gjithë kompleksitetin
e tij, duke përfshirë dobësitë që e kërcënojnë atë sot, përmes rrëfimit të
historisë së tij me imazhe satelitore të pa shfaqura më parë, foto, video
dhe instalacione site-specific me ndikim të jashtëzakonshëm vizual dhe
emocional. Imazhet satelitore dërgojnë nga hapësira vizione të qyteteve dhe
porteve, udhëkryqeve tregtare, por edhe të kontaminimeve pjellore kulturore,
të brigjeve të pasura me kultura simbolike të Mesdheut (ulliri, fiku,
hardhia).
Së fundi, ekspozita synon të përfaqësojë gjendjen aktuale të Mesdheut duke
ofruar të dhëna dhe imazhe që tregojnë shenjat e pagabueshme të ndryshimit
të vazhdueshëm klimatik, nga reduktimi i reshjeve deri tek valët e të
nxehtit, të karakterizuara nga periudha të gjata thatësire, të alternuara me
ngjarje ekstreme të motit, deri tek ndryshimet e habitateve detare.
Historia dhe bashkëkohësia e Mesdheut na kujtojnë rëndësinë e këtij rajoni
të jashtëzakonshëm për të ardhmen tonë dhe urgjencën për t’iu përgjigjur në
mënyrë efektive me zgjidhje të përbashkëta sfidave të ndryshme të kohëve të
sotme.
—————————————————————————-
—————————————————-
Istituto Italiano di Cultura a Tirana
Pallati i Kulturës, (K. II)
Sheshi Skenderbej, 1010 Tirana (AL)
* Kliko
0mailing%20list> këtu nëse nuk do të jesh më pjesë e listës sonë të
kontakteve
* Clicca