(AGENPARL) - Roma, 22 Novembre 2024 - (AGENPARL) – ven 22 novembre 2024 Njoftim për Shtyp
ANNOTAZIONI VIDEO
Valentina Vetturi prezanton “Matematika e Sekretit”
E mërkurë 27 nëntorr 2024, ora 18.00
Instituti Italian i Kulturës në Tiranë paraqet takimin e tetë të ciklit Annotazioni Video, kushtuar artistes
Valentina Vetturi, e cila do të propozojë videon e dytë të serisë me të cilën po punon, yë titulluar “Matematika
e Sekretit”. Shfaqja e videos, e orgnizuar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Qendrën e Artit Agimi, do
të jetë ditën e mërkurë, 27 nëntorl 2024, ora 18:00, pranë Qendrës së Artit Agimi dhe do të ndiqet nga një
bisedë me Valentina Vetturi-n, të drejtuar nga kuratori i ciklit Annotazioni Video, Stefano Romano.
Tek Matematika e Sekretit, një seri leksionesh-performancë e mbajtur prej saj, që zuri fill në vitin
2023 dhe që vijon ende, Valentina Vetturi ndërton një dialog shumëzërash mes vetes, një studiuesi, i
ftuar të shtjellojë një mendim në lidhje me idenë e “parasë” dhe inteligjencës artificiale. Imazhet e
krijuara si rezultat përfundimtar vizual janë frut i një ndërveprimi kompleks mes tekstit të studiuesit, disa
kërkimeve të kryera nga artistja, si dhe dialogëve mes saj dhe platformave të tjera gjeneruese të inteligjencës
artificiale.
Në episodin e dytë të serisë (2024), artistja fton sociologun ekonomik Adam Hayes, i cili na udhëheq
brenda kuptimit më të thellë të fjalës “para” që nga lindja e saj, momenti kur qenia njerëzore u ngulit
në një vend e nisi të kultivojë tokën dhe deri tek Bitcoin-i.
Ndërsa ndjekim fillin logjik të Hayes-it, goditemi vizualisht nga një imazh, ose ndoshta në këtë rast do
të ishte më e saktë të themi, nga një mbivendosje imazhesh, që vendosen dhe alternohen mbi dhe
me njëri-tjetrin, gjatë gjithë kohëzgjatjes së videos. Këto imazhe janë gjeneruar automatikisht nga
platforma të shumta gjeneruese të inteligjencës artificiale për prodhimin e imazheve dixhitale, si dhe
nga disa chat box-e, duke aktivizuar përmes kësaj metodologjie një dialog kompleks mes zërit narrativ
dhe rrjedhës vizuale që shfaqet në ekran.
“Annotazioni Video” është një projekt kushtuar video-artit, i artikuluar në një sërë takimesh me disa prej
protagonistëve të artit bashkëkohor italian e shqiptar, që kanë si fill bashkues videon. Kurator i projektit:
Stefano Romano.
Ashtu si çdo mjet tjetër shprehës, edhe videoja ka qasje dhe nuanca të ndryshme gjuhësore, që e bëjnë atë
një medium kompleks, ndonëse mjaft intuitiv, veçanërisht në këtë moment historik, ku ideja e imazhit në
lëvizje është kthyer në pjesë përbërëse të fluksit të vazhdueshëm të përvojës sonë me ndërfaqen teknologjike.
Koncepti i shënimeve lidhet me mbajtjen shënim, kapjen e një elementi mbi të cilin duam të reflektojmë apo
të ruajmë në kujtesë. Ai ka të bëjë me çfarë na bën më fort përshtypje në fluksin e informacionit mes të cilit
gjendemi, pra flet për ne, përcakton vendin tonë lidhur me atë që kemi përballë. Ai mundëson një kohë
përpunimi të asaj çfarë shikojmë dhe ashtu si praktika e mbajtjes shënim, përmban një ndalesë kohore, një
thellim, një zgjedhje që na jep mundësinë të lexojmë realitetin, nga një këndvështrim që përndryshe nuk do
ta kishim rrokur.
“Duke prezantuar në Tiranë, një përzgjedhje të prodhimit video artistik italian më të fundit, si dhe duke ftuar
artistë italianë të takojnë komunitetin artistik dhe krijues shqiptar, Instituti synon të rinovojë dhe përforcojë
lidhjet tradicionalisht të forta midis komuniteteve artistike të dy Vendeve, duke inkurajuar dialogun. dhe
shkëmbimin mes dy brigjeve të Adriatikut”, thotë drejtori i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandro
Ruggera.
Formati i këtij projekti është konceptuar me shfaqjen e videos apo filmit, të ndjekur nga një bisedë mes artistit
dhe kuratorit.
Valentina Vetturi
Valentina Vetturi është një artiste pamore që lëvron fushën e performancës, shkrimit dhe kërkimit
transdisiplinor. Puna e saj eksploron tema të tilla si kujtesa, ekologjitë dixhitale dhe proceset bashkëpunuese.
Vetturi është diplomuar në Drejtësi dhe ka kryer studimet Master në Peizazh, Art dhe Arkitekturë pranë
Politeknikut të Milanos (2007), si dhe në Digital Curriencies pranë Universitetit të Nikosias (2019). Veprimtaria
e saj ndikohet nga metodologjitë open-source, nga promovimi i rrjeteve të decentralizuara të njohurive, si dhe
nga shkrirja e artit dhe eksplorimit shkencor.
Që prej vitit 2014 Vetturi punon në dy cikle kryesore veprash.
Alzheimer Café përfshin vepra të ekspozuara në hapësira publike, performanca korale, si dhe instalacione të
rikonfigurueshme, të cilat, duke shmangur formatin dokumentar, eksplorojnë këmbënguljen e kujtimeve
muzikore edhe kur strukturat njohëse zbehen.
Njëkohësisht artistja ka krijuar edhe një grup veprash që reflektojnë mbi kujtesën dixhitale dhe dixhitalizimin
e jetës sonë. Në këtë grup bën pjesë Tails (2023), një peizazh performues dhe zanor ndërthurjesh dixhitale,
gjeopolitike e mjedisore, i cili rindërton me karton, në shkallë 1:2000, të gjitha kabllot me fibra optike të zhytura
në thellësitë e deteve, që rregjistrojnë përjetësisht jetët e gjithësecilit dhe Matematika e Sekretit (2023 e në
vazhdim), një seri videosh që gërmojnë thellë brenda kujtesës dhe kufijve të inteligjencës artificiale
gjeneruese. Ky projekt, i mbështetur nga MIC Fondo Cultura 2021, u prezantua në një ekspozitë personale në
Muzeun MA*GA (IT) dhe në Bienalen e Lagos (2024).
Në vitin 2024, artistja fitoi një bursë kërkimore nga Këshilli Italian, për projektin Mimosa Pudica, një projekt
që heton kujtesën e bimëve dhe ekologjitë dixhitale.
Artistja ka bashkëpunuar gjithashtu me institucione si MAXXI Romë, Quadrennial 16-Palazzo delle Esposizioni
Romë, Fondacioni Zegna Torino, Strauhof Zyrih, Instituti Italian i Kulturës në Stokholm, NorrlandsoperanBildMuseet Umea, Tranzi.ro Bukuresht, Instituti Zviceran në Romë dhe Muzeu MACRO në Romë.
Vetturi është gjithashtu aktive në fushën e edukimit, duke zhvilluar seminare dhe konferenca ndërkombëtare.
Ndër to përmendim një kurs mbi Teknikat e Performancës për Artet Pamore pranë Accademisë Laba në Brescia
(2022-23) dhe një tjetër mbi Pedagogjinë Multimediale, pranë Accademisë së Arteve të Bukura në Bari.
Nëpërmjet projekteve të tilla si CryptoParty, ajo bashkon pedagogjinë me artin, duke përfshirë studentët në
seminare krijuese mbi historinë e web-it dhe ekonomive dixhitale.
ANNOTAZIONI
VIDEO
Paraqitje videosh artistike
Një projekt i ideuar, prodhuar dhe organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.
Drejtor: Alessandro Ruggera.
Kurator: Stefano Romano.
27 Nëntor 2024
Ora 18:00
Qendra e Artit Agimi
Gjuha e aktivitetit: italisht
Trending
- Confcommercio Venezia, celebrati gli 80 anni dalla fondazione. A Mestre una cerimonia per ripercorrere la storia dell’associazio
- Domani alla Camera conferenza «Ora, lege et labora. Una regola civile per l’era dell’Intelligenza Artificiale»
- Domani la presentazione dell’ultima tappa del progetto “Diario veneziano
- VENEZUELA, BERGAMINI (FI): BENE LIBERAZIONE ECHENAGUCIA, AVANTI CON TRANSIZIONE DEMOCRATICA
- CS POLITICA ATESSA, LA NOTA FDI
- [INGV Comunicato stampa] 90 anni dalla fondazione dell’Istituto Nazionale di Geofisica: la visione di Guglielmo Marconi alle origini di una grande storia scientifica
- Domani la presentazione del progetto “Gli abiti di Silvia” a favore di Avapo
- VVF Incendio struttura
- COMUNICATO STAMPA – Bagheria servizio coordinato di controllo del territorio – un arresto per spaccio e due denunce da parte dei carabinieri.doc
- FICO INIZIA LE BONIFICHE AD AILANO: VITTORIA DI FORZA NUOVA
