(AGENPARL) - Roma, 11 Dicembre 2025(AGENPARL) – Thu 11 December 2025 Njoftim për Shtyp
ANNOTAZIONI VIDEO
Invernomuto prezanton “Tracce per una grammatica del mistero”.
E hënë 15 dhjetor 2025, ora 18:30
Instituti Italian i Kulturës në Tiranë paraqet takimin e tremëdhjetë të ciklit Annotazioni Video, kushtuar
Invernomuto, emrin nën të cilin, që prej vitit 2003, dyshja e përbërë nga Simone Bertuzzi dhe Simone
Trabucchi punon së bashku, dhe që për këtë rarst do të prezantojë një përzgjedhje të dy veprave vdeo, të
titulluar “Tracce per una grammatica del mistero” (Gjurmë për një gramatikë misteri). Aktiviteti
organizohet në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Qendrën e Artit Agimi dhe do të zhvillohet ditën e
hënë, 15 dhjetor 2025, në orën 18:30, pranë Qendrës së Artit Agimi.
Shfaqja e videove do të ndiqet nga një bisedë me Invernomuto, të drejtuar nga kuratori i ciklit Annotazioni
Video, Stefano Romano.
“Sytë tek unë” kështu nis seria e lëvizjeve, veprimeve dhe fjalëve përmes të cilave magjistarët na çojnë në
pragun e realitetit, në një hapësirë ku ajo që dimë ngatërohet me pasigurinë, iluzionin dhe dukjen. Magjia
dhe ritualet – në përgjithësi – kanë diçka të përbashkët: krijimin e një kohe (dhe rrjedhimisht të një hapësire)
fluide. Një kohë gjatë së cilës perceptimi ynë shqisor stimulohet dhe është gati të akomodojë atë që
përndryshe nuk do të ishim të përgatitur ta pranonim në jetën tonë të përditshme. Magjia na kujton se bota
nuk është një sipërfaqe transparente: është një pëlhurë e dendur dhe e shtresuar, ku çdo prani mund të jetë
reale edhe kur është e padukshme, sepse jo gjithçka është bërë për t’u ndriçuar.
Invernomuto, eksploronr mitologjitë bashkëkohore, duke analizuar proceset homogjenizuese të globalizimit
brenda konteksteve të lokalizuara. Tracce per una grammatica del mistero (Gjurmë për një gramatikë misteri)
është një përzgjedhje e dy veprave filmike të realizuara nga Invernomuto: Paraflu (2025) dhe Mangrovia
(2024), të cilat analizojnë, në veçanti, marrëdhënien midis njeriut, mjedisit, kafshëve, hapësirës dhe kohës.
Të dy filmat na përballin me një hapësirë pragu, që vë në pikëpyetje mënyrën tonë të banimit në botë. Edhe
ne, duke ndjekur gjurmët e lëna nga protagonistët e vetëdijshëm ose të pavetëdijshëm të filmave, jemi të
detyruar të ndryshojmë ritmin dhe perceptimin tonë të realitetit.
“Annotazioni Video” është një projekt kushtuar video-artit, i artikuluar në një sërë takimesh me disa prej
protagonistëve të artit bashkëkohor italian e shqiptar, që kanë si fill bashkues videon. Kurator i projektit:
Stefano Romano.
Ashtu si çdo mjet tjetër shprehës, edhe videoja ka qasje dhe nuanca të ndryshme gjuhësore, që e bëjnë atë
një medium kompleks, ndonëse mjaft intuitiv, veçanërisht në këtë moment historik, ku ideja e imazhit në
lëvizje është kthyer në pjesë përbërëse të fluksit të vazhdueshëm të përvojës sonë me ndërfaqen
teknologjike. Koncepti i shënimeve lidhet me mbajtjen shënim, kapjen e një elementi mbi të cilin duam të
reflektojmë apo të ruajmë në kujtesë. Ai ka të bëjë me çfarë na bën më fort përshtypje në fluksin e
informacionit mes të cilit gjendemi, pra flet për ne, përcakton vendin tonë lidhur me atë që kemi përballë. Ai
mundëson një kohë përpunimi të asaj çfarë shikojmë dhe ashtu si praktika e mbajtjes shënim, përmban një
ndalesë kohore, një thellim, një zgjedhje që na jep mundësinë të lexojmë realitetin, nga një këndvështrim që
përndryshe nuk do ta kishim rrokur.
“Duke prezantuar në Tiranë, një përzgjedhje të prodhimit video artistik italian më të fundit, si dhe duke ftuar
artistë italianë të takojnë komunitetin artistik dhe krijues shqiptar, Instituti synon të rinovojë dhe përforcojë
lidhjet tradicionalisht të forta midis komuniteteve artistike të dy Vendeve, duke inkurajuar dialogun. dhe
shkëmbimin mes dy brigjeve të Adriatikut”, thotë drejtori i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandro
Ruggera.
Formati i këtij projekti është konceptuar me shfaqjen e videos apo filmit, të ndjekur nga një bisedë mes artistit
dhe kuratorit.
Invernomuto është një dyshe artistësh, e formuar nga Simone Bertuzzi (1983, Piacenza, Itali) dhe
Simone Trabucchi (1982, Piacenza, Itali), në vitin 2003. Ata zhvillojnë projekte kërkimore afatgjata,
duke gjeneruar cikle pune të ndërlidhura. Ekspozitat e fundit përfshijnë Haus der Kunst, Mynih; CCS
Bard, Nju Jork; MAXXI, Romë; OGR, Torino; Kunstmuseum Liechtenstein, Vaduz; dhe MACRO, Romë.
Në vitin 2025, shfaqën premierën e Pasanaku në Musée d’art et d’histoire, MAH, Gjenevë; dhe
Paraflu (bashkëdrejtuar me Michela de Mattei) në GAMeC, Bergamo; Fondazione Prada, Milano;
Villa Medici, Romë; Festivalin e Filmit St. Moritz; dhe EMΣT, Athinë. Në vitin 2024, prezantuan
Mangrovia (bashkëdrejtuar me Low Jack) në Bourse de Commerce, Paris. Publikimet e tyre përfshijnë
VERNASCACADABRA (Koleksioni Xong, 2023) dhe Black Med (Humboldt Books, 2022).
ANNOTAZIONI
VIDEO
Paraqitje videosh artistike
Një projekt i ideuar, prodhuar dhe organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.
Drejtor: Alessandro Ruggera.
Kurator: Stefano Romano.
15 dhjetor 2025
Ora 18:30
Qendra e Artit Agimi
Gjuha e aktivitetit: italisht
