(AGENPARL) - Roma, 2 Settembre 2024 - (AGENPARL) – lun 02 settembre 2024 L?Istituto Italiano di Cultura in collaborazione con l?Albania Letteraria è
lieto di presentare la conferenza del prof. Donato Martucci / Instituti
Italian i Kulturës në bashkëpunim me Albania Letteraria ka kënaqësinë të
prezantojë konferencën e prof. Donato Martucci
Biblioteca dell?IIC ? Piazza Skanderbeg, Tirana / Biblioteka e IIC
Ingresso libero / Hyrja e lirë
Lingua dell?evento: italiano / Gjuha e aktivitetit: Italisht
I Kanun tra mito e storia / Kanuni mes mitit dhe historisë
Relatori: / Referues:
Donato Martucci – Docente di Antropologia culturale, ABA Lecce, Università
del Salento / Docent i Antropologjisë kulturore, ABA Lecce, Universiteti i
Salentos
Rigels Halili – Docente Centro Studi sull’Europa Orientale, Università di
Varsavia / Docent pranë Qendrës së Studimeve për Europën Lindore,
Universiteti i Varshavës
Anna Lattanzi – Albania Letteraria
Le consuetudini giuridiche albanesi sono state oggetto nel corso dell?ultimo
secolo sia di una mitizzazione che le ha portate ad incarnare per un certo
periodo gli ideali romantici della fiera e valorosa gente di montagna sia,
al contrario, di una demonizzazione che le ha dipinte come residui di una
barbara cultura della violenza; questo è avvenuto anche grazie alla
codificazione di tali norme, fino ad allora tramandate oralmente, da parte
di diversi studiosi. L?opera che maggiormente ha condizionato le ricerche
sul diritto consuetudinario albanese e che, in un certo senso, ha costruito
l?immaginario degli stessi albanesi su queste questioni dalla seconda metà
del ?900 ad oggi è stata Kanuni i Lekë Dukagjinit, del padre francescano
Shtjefën Kostantin Gjeçovi e pubblicata postuma dai padri francescani di
Scutari nel 1933. Il successivo lavoro di raccolta di don Frano Illia,
pubblicato nel 1993 con il titolo di Kanuni i Skanderbegut, non ha fatto
altro che confermare e ribadire i fondamenti e le pratiche messe per
iscritto quasi un secolo prima.
Ma come leggere queste raccolte? Quali conoscenze sono necessarie per
comprendere il contesto in cui si sono sviluppate e hanno operato tali
norme? L?incontro, oltre a mettere in luce i fondamenti teorici alla base
delle norme consuetudinarie, analizzerà in modo critico questa importante
parte del patrimonio immateriale albanese.
Donato Martucci è docente di Antropologia culturale presso l?Accademia di
Belle Arti di Lecce. Già dottore di ricerca in ?Teoria e ricerca sociale? e
ricercatore presso l?Università del Salento, è membro di diverse
associazioni scientifiche. Ha partecipato a numerosi seminari e congressi
internazionali di albanistica. I suoi ambiti di ricerca comprendono la
storia e la cultura albanese. Ha dedicato molti anni di studio e di ricerca
sul campo ad approfondire il tema del diritto consuetudinario albanese (si
vedano ad esempio le pubblicazioni dei Kanun di Lek Dukagjini e di
Skanderbeg in italiano: Il Kanun di Lek Dukagjini. Le basi morali e
giuridiche della società albanese [Besa Editrice, Nardò 2009]; Il Kanun di
Skanderbeg, con la traduzione integrale del Kanuni i Skanderbegut di Frano
Illia, [Besa Editrice, Nardò, 2024). Negli ultimi anni si è occupato dei
rapporti culturali tra Italia e Albania durante il fascismo, compulsando
l?archivio storico dell?Accademia dei Lincei, e delle prime missioni
francescane in Albania durante il XVII secolo (si veda la monografia Albania
serafica. Ricerche storico-antropologiche sulle prime missioni dei frati
minori osservanti riformati in Albania (1634-1650). Con la trascrizione
integrale della Relatione Universale dell?origine, e successo della Missione
Apostolica de Frati Minori Osservanti Riformati del Serafico Padre S.
Francesco nel Regno d?Albania di P. fra Giacinto da Sospello [Besa Muci
editore, Nardò 2023]). È autore di diverse monografie e molti articoli
scientifici.
* * *
Gjatë shekullit të kaluar, zakonet juridike shqiptare kanë qenë objekt i një
mitologjizimi që i ka shtyrë të mishërojnë për një periudhë të caktuar
idealet romantike të malësorëve krenarë e trima, përkundrejt një demonizimi
i cili i përshkruante si mbetje të një kulture barbare dhune; kjo ka ndodhur
edhe falë kodifikimit të këtyre normave, deri atëherë të përçuara gojarisht,
nga studiues të ndryshëm. Vepra që ka ndikuar më shumë në kërkimin mbi të
drejtën zakonore shqiptare dhe që në njëfarë kuptimi ka ndërtuar imagjinatën
e vetë shqiptarëve mbi këto çështje nga gjysma e dytë e nëntëqindës e deri
më sot ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit, i atit françeskan Shtjefën Kostantin
Gjeçovi, botuar pas vdekjes nga françeskanët e Shkodrës në vitin 1933. Vepra
koleksionuese e mëvonshme nga Don Frano Illia, botuar në vitin 1993 me
titullin Kanuni i Skënderbeut, nuk bëri gjë tjetër veçse konfirmoi dhe
përsëriti themelet dhe praktikat e shkruara pothuajse një shekull më parë.
Por si t’i lexojmë këto koleksione? Çfarë njohurish nevojiten për të kuptuar
kontekstin në të cilin u zhvilluan dhe funksionuan këto norma? Takimi,
përveç nxjerrjes në pah të bazave teorike që qëndrojnë në themel të normave
zakonore, do të analizojë në mënyrë kritike këtë pjesë të rëndësishme të
trashëgimisë jomateriale shqiptare.
Donato Martucci është docent i Antropologjisë kulturore pranë Akademisë së
Arteve të Bukura në Lecce. Me titullin PhD në ?Teori dhe kërkim social? dhe
studiues pranë Universitetit të Salentos, ai është anëtar i shoqatave të
ndryshme shkencore. Ka marrë pjesë në seminare dhe konferenca të shumta
ndërkombëtare albanologjike. Fushat e tij kërkimore përfshijnë historinë dhe
kulturën shqiptare. I ka kushtuar shumë vite studimeve dhe kërkimeve në
terren, për t’u thelluar në temën e së drejtës zakonore shqiptare (shih për
shembull botimet e Kanunit të Lek Dukagjinit dhe të Skënderbeut në italisht:
Kanuni i Lek Dukagjinit. Bazat morale dhe juridike të shoqërisë shqiptare
[Besa Editrice, Nardò 2009], Kanuni i Skënderbeut, me përkthimin e plotë të
Kanuni i Skënderbeut nga Frano Illia, [Besa Editrice, Nardò, 2024). Vitet e
fundit, i është kushtuar marrëdhënieve kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë
gjatë fashizmit, duke shqyrtuar arkivin historik të Accademia dei Lincei, si
dhe misioneve të para françeskane në Shqipëri gjatë shekullit të 17-të (shih
monografinë Shqipëria Serafike. Studime antropologjike kërkimore historike
mbi misionet e para të fretërve vëzhgues të reformuar në Shqipëri
(1634-1650), transkriptimi i plotë i Marrëdhënies Universale të origjinës
dhe suksesi i Misionit Apostolik të Fretërve të Reformuar Observant Minor të
At Serafikut Shën Françesku në Mbretërinë Shqiptare nga P. fra Giacinto da
Sospello [Besa Muci editore, Nardò 2023]). Është autor i disa monografive
dhe i shumë artikujve shkencorë.
—————————————————————————-
—————————————————-
Istituto Italiano di Cultura a Tirana
Pallati i Kulturës, (K. II)
Sheshi Skenderbej, 1010 Tirana (AL)
* Kliko
0mailing%20list> këtu nëse nuk do të jesh më pjesë e listës sonë të
kontakteve
* Clicca
