(AGENPARL) - Roma, 24 Ottobre 2024 - (AGENPARL) – gio 24 ottobre 2024 Save the date!
L?Istituto Italiano di Cultura è lieto di sostenere lo spettacolo teatrale
Faust per la regia di Davide Iodice, una co-produzione del Teatro Nazionale
di Tirana e Sardegna Teatro / Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të
mbështesë shfaqjen teatrale Faust, bashkëproduksion i Teatrit Kombëtar
Tiranë dhe Sardegna Teatro
Teatro Nazionale – Sala Centrali 400, arTurbina Tirana / Teatri Kombëtar –
arTurbina
Biglietti presso il Teatro: martedì 09:00-14:00 / mercoledì ? domenica
09:00-13 & 16:00-19:00 / Biletat pranë Teatrit: e martë 09:00-14:00 / e
mërkurë – e diel 09:00-13 & 16:00-19:00
Il regista Davide Iodice e il drammaturgo Fabio Pisano, dopo il successo di
Vizita, tornano a collaborare insieme con uno spettacolo liberamente
ispirato al Faust di Goethe, prodotto dal Teatro Kombetar di Tirana e
co-prodotto da Sardegna Teatro, con il sostegno dell?Istituto Italiano di
Cultura di Tirana.
Il Faust di Goethe nell?immaginario collettivo è forse uno dei testi più
feroci e necessari della storia della letteratura.
La sua vicenda si ispira a un personaggio realmente esistito, poi trasfuso
nel mito. Leggenda narra che morì mentre praticava un esperimento alchemico.
La terribile morte, dovuta a un?esplosione, provocò mutilazioni tremende nel
suo corpo e le condizioni in cui il cadavere venne ritrovato diedero adito
alle ipotesi più immaginifiche, le cronache dell?epoca raccontarono che
fosse stato ucciso dal Diavolo.
Il Faust ri-scritto da Fabio Pisano riecheggia molto all?interno della
storia di Goethe poiché il grande scrittore tedesco, nella sua opera, è
riuscito a racchiudere l?emblema dell?anima moderna.
Anima che si adagia perfettamente ai nostri tempi.
A differenza del mito classico del Faust, tramandato dalla tradizione orale
e drammaturgica, il protagonista di Goethe non sigla un patto con il Diavolo
(Mefistofele), ma accetta di partecipare a una vera e propria passeggiata,
metafora del cammino all?interno del sé e del mondo, all?interno delle
proprie debolezze e dei propri limiti.
Faust l?incarnazione dell?uomo moderno, per cui il demonio non rappresenta
più la tentazione o il peccato, ma soltanto il male necessariamente presente
nella vita.
In questa nuova visione l?uomo non teme il diavolo, che appare quasi
naturalmente e non per una diretta evocazione, ma acconsente a stare al suo
gioco pur di sperimentare un poco di leggerezza e libertà della vita; è
talmente sopraffatto dal peso dell?esistenza e della conoscenza, ma
soprattutto dalla sua ossessione ovvero il principio, quel principio-verbo
presente all?interno delle Scritture, da decidersi a cedere l?anima al
diavolo in cambio di un attimo, un solo attimo, di eternità.
Il patto con il demonio raccontato nel testo diretto da Iodice, diventa
quindi riflesso non solo di una speculazione filosofica, ma, soprattutto, di
una dimensione antropologica ancora strettamente attuale.
Attraverso i sette peccati capitali e soprattutto, attraverso l?incontro e
l?amore esploso per Margherita, Faust vivrà i suoi tormenti e i tormenti
dell?uomo moderno, incarnando il simbolo e al contempo l?exemplum sacrificii
della costante e infinita lotta del bene contro il male.
La messa in scena di Iodice richiama tutti gli elementi simbolici propri
alla sua poetica teatrale, che attraverso l?uso e la loro trasformazione, ci
conducono nel cunicolo sempre più stretto della mente del professor Faust,
cunicolo che trova la sua libertà provenire dall?alto, una liberazione, una
ascesi.
La strada definitiva verso la condanna, o la redenzione.
* * *
Regjisori Davide Iodice dhe dramaturgu Fabio Pisano, pas suksesit të
shfaqjes Vizita, rikthehen për të bashkëpunuar në një tjetë shfaqje, të
frymëzuar lirisht nga Fausti i Gëtes, produksion i Teatrit Kombetar të
Tiranës dhe bashkëproduksion i Sardegna Teatro, me mbështetjen e Institutit
Italian të Kulturës.
Në imagjinatën kolektive, Fausti i Gëtes është ndoshta një nga tekstet më të
egër, por edhe më të domosdoshëm të historisë së letërsisë.
Historia e tij është frymëzuar nga një personazh që ka ekzistuar në të
vërtetë e që më pas është kthyer në mit. Legjenda thotë se ai vdiq ndërsa
praktikonte një eksperiment alkimik. Vdekja e tmerrshme, për shkak të një
shpërthimi, i shkaktoi gjymtime të frikshme në trup dhe kushtet në të cilat
iu gjet trupi, i dhanë jetë hipotezave më të paimagjinueshme, lajmet e kohës
thoshin se ai ishte vrarë nga Djalli.
Fausti i rishkruar nga Fabio Pisano, rezonon shumë brenda historisë së
Gëtes, pasi shkrimtari i madh gjerman, në veprën e tij, arriti të ndryjë
emblemën e shpirtit modern.
Një shpirt që përshtatet më së miri me kohën tonë.
Ndryshe nga miti klasik i Faustit, i transmetuar nga tradita gojore dhe
dramaturgjike, protagonisti i Gëtes nuk nënshkruan një pakt me Djallin
(Mefistofelin), por pranon të marrë pjesë në një shëtitje të vërtetë, një
metaforë e udhëtimit brenda vetes dhe botës, brenda dobësive dhe limiteve
vetjake.
Fausti është mishërimi i njeriut modern, për të cilin djalli nuk përfaqëson
më tundim apo mëkat, por thjesht të keqen domosdoshmërisht të pranishme në
jetë.
Në këtë vizion të ri, njeriu nuk i frikësohet djallit, i cili shfaqet
pothuajse natyrshëm dhe jo përmes evokimit të drejtpërdrejtë, por pranon të
luajë lojën e tij për të përjetuar sado pak lehtësi dhe liri në jetë; ai
është aq i pushtuar nga pesha e ekzistencës dhe e dijes, por mbi të gjitha
nga obsesioni, ose më mirë parimi, ai parim-fjalë i pranishëm tek Shkrimet,
saqë vendos t’ia dorëzojë shpirtin djallit, në këmbim të një çasti, të një
momenti të vetëm përjetësie.
Pakti me djallin, i rrëfyer në tekstin e drejtuar nga Iodice, shndërrohet
kështu në pasqyrim jo vetëm të spekulimeve filozofike, por, mbi të gjitha,
të një dimensioni antropologjik, ende tejet aktual.
Përmes shtatë mëkateve kapitale dhe mbi të gjitha, përmes takimit dhe
dashurisë së vrullshme për Margaretën, Fausti do të përjetojë mundimet e tij
dhe ato të njeriut modern, duke mishëruar simbolin dhe në të njëjtën kohë
exemplum sacrificii të luftës së vazhdueshme dhe të pafundme të së mirës
ndaj së keqes.
Vënia në skenë nga Iodice, sjell në kujtesë të gjithë elementet simbolikë,
tipikë të poetikës së tij teatrale, të cilët përmes përdorimit dhe
transformimit të tyre, na shtyjnë në tunelin gjithnjë e më të ngushtë të
mendjes së profesor Faustit, një tunel që e gjen lirinë e tij të vijë nga
lart, një çlirim, një asketizëm.
Rruga përfundimtare drejt dënimit, apo shëlbimit.
—————————————————————————-
—————————————————-
Istituto Italiano di Cultura a Tirana
Pallati i Kulturës, (K. II)
Sheshi Skenderbej, 1010 Tirana (AL)
* Kliko
0mailing%20list> këtu nëse nuk do të jesh më pjesë e listës sonë të
kontakteve
* Clicca
