(AGENPARL) - Roma, 13 Settembre 2023 - (AGENPARL) – mer 13 settembre 2023 SANREMO GIOVANI WORLD TOUR 2023
Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe Bashkinë Tiranë, ka kënaqësinë të
paraqesë koncertin SANREMO GIOVANI WORLD TOUR, për të dytin vit në Tiranë dhe për të parën herë
në Prishtinë.
Eventi i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe i
promovuar në bashkëpunim me RAI, sjell finalistët e Sanremo Giovani 2023, të performojnë në disa nga
realitetet më dinamike europiane. Katër kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor – Tirana, Prishtina, Beogradi
dhe Sarajeva – do të mirëpresin Martina Beltrami, Maninni, FIAT 131 e Noor në një turne njëjavor: të
premten 22 shtator në Tiranë, të dielën 24 shtator në Prishtinë, të mërkurën 27 shtator në Beograd dhe të
premten 29 shtator në Sarajevë.
Të ftuar të koncerteve në Tiranë dhe Prishtinë do të jenë edhe dy artistët e njohur shqiptarë MC Kresha
dhe Lyrical Son.
Koncertet do të moderohen nga këngëtarja Marsela Çibukaj.
Mes të tashmes dhe së shkuarës, sukseset e pa harruara ndër vite dhe hitet e reja, do të ndërthuren falë
performancës së artistëve, të cilët do të sjellin në skenë këngët e tyre krahas versioneve të reja të klasikëve
të mëdhenj të muzikës italiane, të pëzgjedhura së bashku me drejtorin artistik të kësaj nisme Maurizio
Filardo. Një turne që promovon traditën e këngës italiane dhe jep ndihmesë në njohjen gjithnjë e më të
madhe të talenteve të rinj të muzikës pop të Vendit tonë, përmes rrjetit të Zyrave diplomatike-konsullore
dhe Instituteve Italiane të Kulturës.
E lindur në vitin 2019, kjo nismë përfshinte një turne botëror me shtatë etapa në të pestë kontinentet, ku
asnjë biletë nuk mbeti e pashitur. Për shkak të pandemisë, në vitin 2020 projekti mori formën e një
videokoncerti, i cili u transmetua në streaming kudo në botë. Në vitin 2021, me rastin e EXPO Dubai, u
oragnizua gjithashtu edhe një event i veçantë me një kumbare të jashtëzakonshme: Sanremo Giovani
World Tour featuring Noemi. Viti 2022, ndërkohë ishte viti i rifillimit post-pandemik, me një turne europian
në Madrid, Bruksel, Beograd dhe Tiranë.
ARTISTËT:
Martina Beltrami, kantautore e lindur në Rivoli, mori pjesë në spektaklin e talenteve “Amici di Maria de
Filippi” në vitin 2020. Me këngën e saj të parë “Luci accese” ajo debutoi në vendin e parë në listën e
këngëve të iTunes, duke hyrë në playlist “New Music Friday Italia” dhe “Viral 50 Italia” në Spotify. Artistja
është një nga imazhet e fushatës globale të Spotify “Unlike Any Other”, kushtuar artistëve të komunitetit
LGBTQIA+. Më 25 mars 2022, për Artist First/Fiero Dischi, u publikua albumi i saj i parë, i titulluar “Cara
me”. Në vitin 2022, ishte pjesë e eventit SANREMO GIOVANI WORLD TOUR, ku performoi në Madrid,
Bruksel, Beograd dhe Tiranë.
Istituto Italiano di Cultura, Sheshi “Skëndërbej”, Pallati i Kulturës, K. II, 1010 – TIRANA
www.iictirana.esteri.it
FIAT 131 pseudonim i Alfredo Bruno-s, është emër arti i frymëzuar nga sexy car-i i gjysh Alfredos, e cila
ishte edhe dëshmitarja e aventurave të para dhe të panumërta nën notat e paharrueshme të Lucio Dallas. Pas disa koncerteve, mes skenave Indie dhe R’n’B, verën e shkuar FIAT 131 fitoi Deejay On Stage,
konkursin e Radio Deejay. Në tetor publikoi “Per Sentirsi meno soli”, një remake e ikonës “Notte prima
degli esami” në bashkëpunim me Piazzabologna dhe zërin e pagabueshëm të Antonello Venditti-t, duke u
bërë pjesë e të gjitha playlistave më të rëndësishme editoriale indie të Spotify. Më pas, mori pjesë në
Sanremo Giovani me këngën “Pupille”, duke zënë vend sërish, për të dytën herë radhazi, mes Top 20 të
renditjes Airplay të këngëve italiane më shumë të transmetuara në radio.
NOOR, Noor Amelie Mocchi, në art e quajtur Noor, është një këngëtare tetëmbëdhjetëvjeçare, e cila
studion kanto dhe piano dhe që prej disa vitesh i është përkushtuar shkrimit të këngëve të saj. Artistja jeton
në Urbino. Me baba italian dhe nëne nga Kurdistani, ajo është rritur në 2 botë dhe kultura të ndryshme, të
cilat i kanë zhvilluar një harmonizim të rëndësishëm, ku “muzika” është konstantja e vetme. Në vitin 2021,
ishte një nga protagonistet e serialit Rai “Tu non sai chi sono io”, në mars 2021 publikoi këngën “Respiro”
dhe në maj 2021 këngën “A Quando”. Aktualisht po shkruan albumin e saj të parë. Artistja është një nga
fitueset e Area Sanremo me këngën “Tua Amelie” dhe mori pjesë në mbrëmjen finale të “Sanremo Giovani”
2022, e cila u transmetua nga Rai Uno ne 16 dhjetor 2022.
MANINNI, pseudonim i Alessio Minnni, kultivoi menjëherë dashurinë për kitarën, pianon dhe baterinë, duke
hedhur themelet për rrugëtimin e tij si producent, paralel me atë si autor. Kënga e tij “Senza”, zuri vend
menjëherë tek playlistat kryesore editoriale të Spotify si dhe tek Top 100 të Earone. Më pas, publikoi
“Vestito rosso” dhe “Vaniglia”, me mbështetjen e networkut kombëtar, si Radio Italia, Radio Zeta, Radio 1,
Radio 2 dhe Radio 105 Indie. Në dhjetor 2021, nënshkroi me Sony Music Italy dhe publikoi këngën “Bari
NY”, e transmetuar nga rrjetet më të rëndësishme kombëtare, të ndjekur nga këngët “Irene” dhe “Caffè”,
të publikuara përkatësisht në shkurt dhe korrik 2022. Në muajin dhjetor, konkurroi në finalen e Sanremo
Giovani me këngën “Mille Porte” dhe në vitin 2023 po përgatitet të publikojë një projekt të ri diskografik, të
paraprirë nga dalja në treg në muajin prill e këngës “Dicono”.
DREJTUESI ARTISTIK
Maurizio Filardo, drejtues artistik i Sanremo Giovani World Tour që nga viti 2019, ka punuar si drejtor
muzikor i Sanremo Giovani në vitin 2018 dhe drejtor muzikor për pjesën show të Sanremo 2019. Ka qenë
gjithashtu drejtor muzikor i “Eurovision Song Contest 2022”. Karriera e tij ndahet mes punës si producent,
aranzhues dhe kompozitor i kolonave zanore për kinemanë dhe televizionin.
TË FTUARIT
Marsela Cibukaj, e lindur në Lushnje, në vitet ’90 emigroi bashkë me familjen në Romë (Itali), ku studioi
kanto, Blues, Soul dhe Jazz me mjeshtra të muzikës italiane si Fulvio Tomaino, Silvia Cortella, Gabriella
Scalise, Giuseppe Vessicchio dhe shumë të tjerë.
Pas më shumë se njëzet vitesh në Itali, ishte muzika ajo që e ktheu në Shqipëri për të marrë pjesë në
Talent Show “La Voce dell’Albania” (Top Channel) ku u rendit e dyta. Në vitin 2013 mori pjesë në “La Voce
dell’Italia” (RAI 2) dhe me atë rast, realizoi bashkëpunime me artistë dhe këngëtarë të njohur italianë.
Pjesëmarrja në program shënon edhe fillimin e daljeve të saj të shpeshta televizive në Itali dhe Shqipëri.
Shpesh e pranishme në festivale, në ekranin televiziv dhe në radio, Marsela Çibukaj është një nga artistet
më të vlerësuara nga media dhe publiku shqiptar. Në vjeshtë 2023, do të prezantojë albumin e saj të parë.
MC Kresha apo Kreshnik Fazliu është reper dhe kantautor kosovaro-shqiptar. I lindur dhe i rritur në
Mitrovicë, Fazliu konsiderohet një artist hip hopi me vlera, në Ballkanin shqipfolës.
Në vitin 2018 dhe 2019, MC Kresha ka qenë i ftuar në festivalin e njohur Sunny Hill në Prishtinë. Albumi i
katërt bashkëpunues i tij, Muzikë e Alltisë, u publikua në janar 2022 dhe arriti një sukses mjaft të madh në
Shqipëri.
Istituto Italiano di Cultura, Sheshi “Skëndërbej”, Pallati i Kulturës, K. II, 1010 – TIRANA
www.iictirana.esteri.it
Lyrical Son është emri i artit të Festim Arifit, reper dhe kantautor kosovaro-shqiptar. I lindur dhe i rritur
në Prishtinë, Arifi nisi të bënte rep që në moshë të re, në shkollën e mesme dhe më tej, pas Luftës së
Kosovës në vitin 1999, ndoqi karrierën muzikore.
Në korrik 2018, ai mori pjesë në festivalin Sunny Hill, në edicionin e tij debutues në Prishtinë. Në fund të
dhjetorit 2021, së bashku me MC Kresha njoftuan përgatitjen e albumit të tyre të katërt së bashku, Muzikë
e Alltisë, i cili u publikua më 12 janar 2022.
22 shtator 2023 ora 20:00
Sheshi Italia – Tirana
Ingresso libero
Per maggiori info: www.iictirana.esteri.it
Istituto Italiano di Cultura, Sheshi “Skëndërbej”, Pallati i Kulturës, K. II, 1010 – TIRANA
www.iictirana.esteri.it
Trending
- NOTA DI PALAZZO CHIGI
- Montalbano Elicona, il cammino di Rosalba Castelli contro i femminicidi ha fatto tappa nel borgo
- Ucraina, i leader europei chiedono una voce unitaria nei negoziati di pace: «Solo Kiev può decidere sul proprio territorio»
- Napoli, interferenze telefoniche vicino al carcere di Secondigliano: vertice in Prefettura, verifiche sul sistema jammer
- Germania, il Bundestag approva la legge sulla difesa informatica: nuovi poteri per contrastare gli attacchi cyber e proteggere le infrastrutture strategiche
- Francia, allarme bomba alla stazione di Calais-Fréthun: traffico ferroviario interrotto e ritardi sui treni Eurostar
- Caccia, Sammartino: «Regione chiederà revoca decreto del Tar Sicilia che sospende l’attività venatoria»
- Intelligenza artificiale, i data center scaricano miliardi di dollari sulle bollette delle famiglie americane: lo studio della Cornell University
- Associazione Italiana Sommelier Piemonte e Rotary Club Valle Mosso insieme per i bambini della Neonatologia dell’Ospedale di Biella
- Manovra: Osnato (FDI), Quella del campo largo sarebbe sovietica
