(AGENPARL) - Roma, 23 Settembre 2024 - (AGENPARL) – lun 23 settembre 2024 L’Istituto Italiano di Cultura a Tirana in collaborazione con il TIFF (Tirana International Film Festival) è lieto di presentare il secondo film della rassegna dedicata alla celebrazione del centenario di una delle figure più iconiche della storia del cinema: Marcello Mastroianni, nato il 28 settembre 1924. / Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me TIFF (Tirana International Film Festival) ka kënaqësinë të prezantojë filmin e dytë të programit të përzgjedhur kushtuar kremtimit të njëqindvjetorit të një prej figurave më ikonike në historinë e kinemasë: Marcello Mastroianni, i lindur më 28 shtator 1924
Cinema Millennium – Tirana / Kinema Millennium – Tiranë
Ingresso con biglietto / Hyrja me biletë
8½ di Federico Fellini
Con: / Me: Marcello Mastroianni, Claudia Cardinale, Anouk Aimée, Sandra Milo, Barbara Steele, Madeleine LeBeau, Mario Pisu, Caterina Boratto, Eddra Gate, Guido Alberti, Giuditta Rissone, Annibale Ninchi, Mario Conocchia, Elisabetta Catalano.
Drammatico, – Italia/Francia 1963 l 138’ / Dramë, – Itali/Francë 1963 l 138′
8½ è un film del 1963, diretto e co-sceneggiato da Federico Fellini. La pellicola ottenne, tra gli altri riconoscimenti, l’Oscar al miglior film in lingua straniera e quello ai migliori costumi nel 1964.
La pellicola vede come protagonista Marcello Mastroianni nel ruolo di Guido Anselmi, un regista cinematografico nel pieno dei quarant’anni, trascorre un periodo di riposo in una stazione termale. La pausa forzata si risolve in una specie di bilancio generale della sua esistenza: un bilancio fatto di rapporti con personaggi reali, e di fantasticherie, ricordi, sogni, che si inseriscono all’improvviso negli avvenimenti concreti delle sue giornate e delle sue notti. Dei suoi sogni fanno parte il padre e la madre, morti da anni, con cui discorre teneramente, come fossero lì con lui. La paura della vecchiaia e della morte gli si rivelano attraverso immagini in cui Guido si vede morto mentre intorno la vita continua senza di lui e le ‘sue’ donne ritrovano il sorriso. E tutto questo non fa che rendere consapevole quello smarrimento che egli si portava dietro da anni e che le cure della esistenza quotidiana e del lavoro avevano in parte mascherato.
* * *
8½ është një film i vitit 1963, me regji dhe skenar të përbashkët nga Federico Fellini. Filmi fitoi, mes çmimeve të tjera, çmimin Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj dhe kostumet më të mira në vitin 1964.
Filmi shikon si protagonist Marcello Mastroianni-n në rolin e Guido Anselmi-t, një regjisor kinematografik rreth të dyzetave, i cili po kalon një periudhë pushimi në një qendër banjash termale. Ky pushim i detyruar rezulton në një lloj bilanci të përgjithshëm të ekzistencës së tij: një bilanc i përbërë nga marrëdhënie me personazhe të vërtetë, por edhe nga fantazira, kujtime, ëndrra, të cilat papritmas ndërthuren me ngjarjet konkrete të ditëve dhe netëve të tij. Pjesë e ëndrrave janë babai dhe nëna, të ndarë nga jeta vite më parë, me të cilët protagonisti flet me butësi, sikur të ishin aty me të. Frika nga pleqëria dhe vdekja i zbulohen përmes imazheve, në të cilat Guido e sheh veten të vdekur, ndërkohë që jeta vazhdon rreth tij pa të dhe gratë “e tij” gjejnë sërish buzëqeshjen. E gjitha kjo vetëm sa e bën të ndërgjegjshëm për pështjellimin që mbart në vete prej vitesh, por që rutina e përditëshme dhe puna, kishin arriur ta fshihnin pjesërisht.
——————————————————————————————————————————–
Istituto Italiano di Cultura a Tirana
Pallati i Kulturës, (K. II)
Sheshi Skenderbej, 1010 Tirana (AL)
P Please consider the environment before printing this e-mail
