
(AGENPARL) – Wed 10 September 2025 Save the date!
L’Istituto Italiano di Cultura è lieto di collaborare alla presentazione di Homeward, mostra della Art House Foundation realizzata in occasione del suo decimo anniversario. Per celebrare questo traguardo, Art House ha invitato a Scutari gli artisti che negli anni hanno partecipato alla residenza Art House School, un programma fondato sull’apprendimento tra pari, la riflessione e lo scambio a livello regionale.
Homeward è una mostra diffusa in tutta la città, che esplora memoria, identità e senso di appartenenza. Riunendo 33 artisti in cinque sedi, l’esposizione riflette un decennio di crescita condivisa e, allo stesso tempo, immagina il futuro di Art House come parte viva ed evolutiva della comunità.
Articolata come una costellazione di voci e pratiche – dalla pittura alla performance, dall’installazione alla scultura fino al video – Homeward affronta temi intimi e urgenti come lo sradicamento, i confini, la giustizia climatica, l’amore e la violenza domestica.
La mostra è curata da Luçjan Bedeni, Tea Paci, Zef Paci e Niovi Zarampouka-Chatzimanou.
Inoltre, la mostra rende omaggio a Ferdinand Paci (1940–1975), presentando i suoi disegni a cinquant’anni dalla scomparsa: una presenza che funge al contempo da ospite e padrone di casa, creando un ponte tra generazioni e intrecciando memoria, eredità e continuità nella narrazione più ampia di Art House.
Per questa occasione speciale, Homeward si espande oltre la sede originaria coinvolgendo quattro istituzioni partner e inaugurando un nuovo spazio culturale per la città: l’edificio di Radio Shkodra, trasformato per la prima volta in sede espositiva e luogo di memoria vivente.
Radio Shkodra (Sheshi Demokracia 22)
Ingresso libero
Gli spazi espositivi saranno aperti dalle ore 17:00 alle 20:00
Sedi: Art House, Galleria Civica di Scutari, Museo Nazionale di Fotografia Marubi, Auditorium Francescano, Radio Shkodra
Artisti: Abi Shehu, Alket Frashëri, Alketa Ramaj, Bib Frrokaj, Bora Baboçi, Doruntina Kastrati, Edson Luli, Elsamina Musiq, Elton Gllava, Erdiola Kanda Mustafaj, Ergys Vela, Erjola Zhuka, Fatlum Doçi, Haveit Collective, Iva Lulashi, Jetmir Idrizi, Jona Krasniqi, Jozefina Vokrri, Laura Paja, Lek M. Gjeloshi, Lori Lako, Luka Cvetkovich, Marina Sula, Marlin Dedaj, Nazli Moripek, Nora Bzheta, Orestia Kapidani, Remijon Pronja, Samela Balazi, Saša Tatić, Silva Agostini, Stefano Romano, Xhulian Millaj.
Tutti gli spazi sono aperti al pubblico: dal 14/09 al 13/10 dalle ore 11:00 alle ore 18:00
* * *
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë në prezantimin e ekspozitës Homeward nga Art House Foundation, të realizuar me rastin e dhjetëvjetorit të tij. Për të kremtuar këtë arritje, Art House ka ftuar në Shkodër artistë që kanë marrë pjesë në programin e rezidencës Art House School, një program i bazuar tek të mësuarit mes palëve, reflektimi dhe shkëmbimi rajonal.
Homeward është një ekspozitë e shërndarë në të gjithë qytetin, me qëllim eksplorimin e kujtesës, identitetit dhe përkatësisë. Duke bashkuar 33 artistë në pesë seli të ndryshme, ekspozita pasqyron një dekadë rritjeje të përbashkët, duke përvijuar gjithashtu të ardhmen e Art House, si një pjesë e gjallë dhe në zhvillim e komunitetit.
E artikuluar si një konstelacion zërash dhe praktikash – nga piktura tek performanca, instalacioni, skulptura dhe videoja – Homeward trajton çështje intime dhe të ngutshme, si shpërngulja, kufijtë, drejtësia klimatike, dashuria dhe dhuna në familje.
Ekspozita është kuruar nga Luçjan Bedeni, Tea Paci, Zef Paci dhe Niovi Zarampouka-Chatzimanou.
Për më tepër, ekspozita kremton Ferdinand Pacin (1940–1975), duke paraqitur vizatimet e tij pesëdhjetë vjet pas ndarjes nga jeta: një prani njëkohësisht bujtëse e mikpritëse, e cila krijon ura lidhëse mes gjeneratave, duke ndërthurur kujtesën, trashëgiminë dhe vazhdimësinë, në rrëfimin më të gjerë të Art House.
Për këtë rast të veçantë, Homeward zgjerohet përtej selisë së saj origjinale, duke përfshirë katër institucione partnere dhe duke përuruar një hapësirë të re kulturore për qytetin: ndërtesën e Radio Shkodrës, e transformuar për herë të parë në seli ekspozuese dhe kujtese të gjallë.
Radio Shkodra (Sheshi Demokracia 22)
Hyrja e lirë
Hapësirat ekspozuese do të jenë të hapura për publikun: nga ora 17:00 deri në orën 20:00
Selitë: Art House, Galeria e Shkodrës, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, Auditoriumi Françeskan, Radio Shkodra
Artistë: Abi Shehu, Alket Frashëri, Alketa Ramaj, Bib Frrokaj, Bora Baboçi, Doruntina Kastrati, Edson Luli, Elsamina Musiq, Elton Gllava, Erdiola Kanda Mustafaj, Ergys Vela, Erjola Zhuka, Fatlum Doçi, Haveit Collective, Iva Lulashi, Jetmir Idrizi, Jona Krasniqi, Jozefina Vokrri, Laura Paja, Lek M. Gjeloshi, Lori Lako, Luka Cvetkovich, Marina Sula, Marlin Dedaj, Nazli Moripek, Nora Bzheta, Orestia Kapidani, Remijon Pronja, Samela Balazi, Saša Tatić, Silva Agostini, Stefano Romano, Xhulian Millaj.
Të gjitha hapësirat ekspozuese do të jenë të hapura për publikun: nga 14/09 deri më 13/10 nga ora 11:00 deri në orën 18:00
——————————————————————————————————————————–
Istituto Italiano di Cultura a Tirana
Pallati i Kulturës, (K. II)
Sheshi Skenderbej, 1010 Tirana (AL)
https://iictirana.esteri.it
P Please consider the environment before printing this e-mail