
(AGENPARL) – Tue 03 June 2025 L’Istituto Italiano di Cultura e il Center For Openness And Dialogue della Presidenza del Consiglio, in collaborazione con l’Ambasciata d’Italia a Tirana e il MEKI – Ministero dell’Economia, Cultura e Innovazione d’Albania sono lieti di presentare la mostra personale di / Instituti Italian i Kulturës dhe COD – Qendra për Hapje dhe Dialog pranë Kryesisë së Këshillit të Minsitrave, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe MEKI – Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, kanë kënaqësinë të prezantojnë ekspozitën personale të
ENZO CUCCHI – I soli di tutte le terre / Diejt e të gjitha tokave
curata da / kuruar nga Spazio Taverna
COD – Center for Openness and Dialogue
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tirana, Albania
Orario di apertura: da lunedì a venerdì / e hënë – e premte ore 09:30-14:00 / 17:30-20:30 e sabato / e shtunë ore 17:30-20:30
Protagonista di spicco dell’arte contemporanea internazionale, per la sua prima mostra istituzionale in Albania, Enzo Cucchi presenta un corpus di opere che ricostruisce, per exempla, le tappe più importanti della sua lunga carriera, a cominciare da alcuni capolavori degli esordi, provenienti da un’importante collezione privata, come Quadro santo (1980), Carro di fuoco (1981), Paesaggio barbaro (1983) e Il miracolo della neve (1986) che non si vedevano insieme in una mostra da molti anni. Un’attenzione particolare è rivolta al rapporto di Cucchi con le Marche, un territorio fondamentale nella sua ricerca artistica, con una sezione che riunisce una serie di piccoli dipinti dedicati a diverse località di una regione che possiede, a detta di Cucchi, “tutta l’attualità di un’emozione che è necessaria ad un artista”. La seconda parte della rassegna è dedicata al disegno, importante espressione del pensiero di Cucchi con una selezione che documenta la sua attività pluridecennale dell’artista rivolta al disegno, che considera la base della propria arte e del suo rapporto con le Marche, popolando i fogli con elementi tipici del paesaggio marchigiano. “Così l’arte di Cucchi arriva in Albania, portando il sole, i cipressi, la terra, i campi e le colline delle Marche, per condividere i soli mediterranei, che scaldano la terra e uniscono le due sponde dell’Adriatico, che Predrag Matvejević ha definito “il mare dell’intimità”, sotto il segno della pittura” spiegano i curatori di Spazio Taverna.
Considerato l’artista più visionario tra gli esponenti della Transavanguardia, Enzo Cucchi (Morro d’Alba, 1949) diviene, a partire dagli anni Ottanta, artista di fama internazionale.Ha esposto nei più importanti spazi espositivi italiani e stranieri come la Kunsthalle di Basilea, il Solomon R. Guggenheim di New York, la Tate Gallery di Londra, il Centre Georges Pompidou di Parigi, il Castello di Rivoli, Rivoli (To), il Palazzo Reale di Milano, il Sezon Museum of Art di Tokyo, l’Accademia di Francia a Roma – Villa Medici, Il Musèe d’art modern di Saint-Etienne Metropole e il MAXXI. Ha partecipato inoltre alle rassegne d’arte contemporanea più significative a livello internazionale tra cui La Biennale Internazionale d’arte di Venezia, Documenta a Kassel, la Quadriennale d’Arte di Roma. Le sue opere si trovano nelle maggiori collezioni museali del mondo e nelle più prestigiose collezioni private nazionali e internazionali.
* * *
Figurë kryesore e artit bashkëkohor ndërkombëtar, në ekspozitën e tij të parë institucionale në Shqipëri, Enzo Cucchi paraqet një sërë veprash që rindërtojnë, duke ilustruar, fazat më të rëndësishme të karrierës së tij të gjatë, duke filluar me disa kryevepra të hershme, pjesë e një koleksioni të rëndësishëm privat, të tilla si Quadro santo (1980), Carro di fuoco (1981), Paesaggio barbaro (1983) dhe Il miracolo della neve (1986), të cilat nuk ishin ekspozuar së bashku prej shumë vitesh. Vëmendje e veçantë i kushtohet marrëdhënies së Cucchi-t me krahinën e Marche-ve, një territor themelor i kërkimit të tij artistik, me një seksion që bashkon një seri pikturash të vogla kushtuar vendeve të ndryshme të një krahine që zotëron, sipas Cucchi-t, “të gjithë aktualitetin e një emocioni që është i nevojshëm për një artist”. Pjesa e dytë e ekspozitës i kushtohet vizatimit, një shprehje e rëndësishme e mendimit të Cucchi-t me një përzgjedhje që dokumenton aktivitetin dhjetëvjeçar të artistit kushtuar vizatimit, të cilin ai e konsideron bazën e artit dhe marrëdhënies së tij me Marche-t, duke i mbushur fletët me elementë tipikë të peizazhit të krahinës. “Kështu, arti i Cucchit mbërrin në Shqipëri, duke sjellë diellin, selvitë, tokën, fushat dhe kodrat e Marche-ve, për të ndarë diejt mesdhetarë, të cilët ngrohin tokën dhe bashkojnë dy brigjet e Adriatikut, të cilin Predrag Matvejević e përcaktoi si “deti i intimitetit”, nën shenjën e pikturës”, shpjegojnë kuratorët e Spazio Taverna-s.
I konsideruar si artisti më vizionar midis eksponentëve të Transavanguardia-s, Enzo Cucchi (Morro d’Alba, 1949), që nga vitet 1980, ka fituar famë ndërkombëtare. Ai ka ekspozuar në hapësirat më të rëndësishme ekspozuese italiane dhe të huaja, si Kunsthalle në Bazel, Solomon R. Guggenheim në Nju Jork, Tate Gallery në Londër, Centre Georges Pompidou në Paris, Castello di Rivoli, Rivoli (Torino), Palazzo Reale në Milano, Muzeu i Artit Sezon në Tokio, Akademia Franceze në Romë – Villa Medici, Musèe d’art modern në Saint-Etienne Metropole dhe MAXXI. Ka marrë pjesë gjithashtu në ekspozitat më të rëndësishme ndërkombëtare të artit bashkëkohor, duke përfshirë Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia, Documenta në Kassel dhe Kuadrienalen e Romës. Veprat e tij gjenden në koleksionet kryesore të muzeve të botës dhe në koleksionet private më prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare.
——————————————————————————————————————————–
Istituto Italiano di Cultura a Tirana
Pallati i Kulturës, (K. II)
Sheshi Skenderbej, 1010 Tirana (AL)